Diktatori Mugabe i vë emrin e tij një linje mode
Nëse ndonjë ditë do vishni një bluzë ose do mbani syze me logon Robert Mugabe, mos u habisni. Diktatori i Zimbabveve ka vendosur që firma e tij të jetë në një linjë të re veshje të modës. Kjo është tentativa e tij e fundit për të tërhequr sa më shumë votues të rinj. Një media në Zibabve tha se tani e gjithë industria e modës në vend do ndryshojë, pasi ajo ishte dominuar nga marka të huaja veshjesh. Ajo shtoi se linja e re është bashkëkohore dhe do ofrojë stil, rehati dhe tendencë për meshkujt e femrat.
Përpjekjet e Mugabes- që raportohet se vuan nga kanceri në prostatë- për të arritur tek të rinjtë nuk janë të reja. Muajin e shkuar ai u shfaq në një këngë pop, kënduar nga një grup që ka lidhje me ministrin e informacionit.

"Kam nje bluze Mugabe"
