“Musine Kokalari” për Gratë e Guximshme
Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe muaji i historisë së saj, e ka bërë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të riemërojë çmimin e saj vjetor për Gratë e Guximshme, i cili i jep përparësi vlerës së grave, përkushtimit dhe punës së jashtëzakonshme prej së cilaës ka sjellë përfitime të ndjeshme për shqiptarët, në nder të heroinës shqiptare Musine Kokalari. Refuzimi i saj për të të bërë kompromis mbi parimet e saj demokratike, edhe pse e përballur me represionin e ashpër, e bën atë një model frymëzues për njerëzit kudo, dhe sidomos për femrat që kërkojnë drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Këtë vit çmimi do t’i jepet Znj. Bardhylka Kospiri, Drejtoreshë Ligjore e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e e Paaftësisë. Ajo është një eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe një kontribuese kyçe në formulimin e rregullave mbi to, është e njohur si pioniere e trajtimit të çështjeve mbi aftësitë e kufizuara duke u bazuar tek të drejtat e njeriut dhe një avokate për të drejtat e njeriut të shqiptarëve me aftësi të kufizuara.
Zonja Kospiri dhe Fondacioni Shqiptar i të Drejtave të Paaftësisë janë udhëheqës në avokatinë, lobimin, përshtatjen dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit që kanë lidhje me aftësitë e kufizuara.