E Shtunë, 31 Tetor 2026

ATAKLO’- Bota e mbarë, së prapthi



Do të hapet në datën 14 mars 2010 në orën 19.30, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, Stina e Madhe e Evenimenteve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi”. Eventi është organizuar nga Ambasada Italiane me një spektakël sugjestionues të kompanisë italiane të kërcimit akrobatik “Kataklò” me titull Love machines dedikuar Leonardo da Vincit. Spektakli është për të gjitha moshat dhe hyrja është falas. Për me tepër Ambasada italiane ka përfshire ndër të tjerë për pjesëmarrje dhe studentë të shkollave të mesme dhe të larta si dhe fëmijë të qëndrave sociale. Në të do të marrin pjesë dhe autoritete të larta institucionale dhe përfaqësi diplomatike të akredituara në Shqipëri.
Spektakli Love machines paraqet dy eksplorues në një tokë të re dhe misterioze, ku fshihen objekte të pazakonta, që më pas shpalosen si trupa – makinë, një trup me mish e me kocka i cili ecën, mendon, lufton, dashuron. Pak nga pak udhëtarët përfshihen nga vitaliteti zbavitës dhe nga cmenduria ngjitëse e dashuiisë së këtij populli që, nëpërmjet pasionit, kureshtjes dhe intuitës, ka përshkruar një rrugëtim të pasur dhe progresiv derisa ka krijuar një dimension të ri ku gjithcka është harmoni.
”Kataklò” është kompania e parë italiane që eksperimenton, si një kërkim shprehës, shkrirjen mes gjesteve të kërcimit dhe forcës së gjimnastikës duke mahnitur dhe emocionuar prej më shumë se dhjetë vjetësh publikun italian dhe atë ndërkombëtar. Ajo ka perfomuar në Olimpiadat e Torinos dhe të Sidney si dhe në Festivalin e fundit të Sanremos. Balerinë, performues dhe aktorë dalin nga kufijtë e teatrit për të pushtuar hapësira të ndryshme dhe të pazakonta.
“Kataklò” vjen në Tirane në kuadër të Stinës së Madhe të Evenimenteve “Italia dhe Shqipëria 2010- Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi” dhe është vetëm fillimi i një stine të nxehtë spektaklesh dhe koncertesh për publikun shqiptar, që do të vazhdojë me Operan Rigoletto të Giuseppe Verdit në 20 mars apo me koncertin e Maestros Campanella më 25 mars si dhe koncertit të violinistit të famshëm Uto Ughi më 8 Prill të cilat publiku shqiptar do të mund të marrë pjesë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›