E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musta: Duelet direkt shpallin fituesit

Aranit Muraci

Kampionatit i kane mbetur edhe 11 ndeshje. Tre ekipet, Tirana, Vllaznia dhe Dinamo jane duke bere llogarite per te fituar titullin kampion, ne fund. Futbolliste te shquar, qe kane perjetuar emocione te rralla ne historine e futbollit shqiptar, parashikojne se pjesa e mbetur e kampionatit do te jete interesante dhe me rivalitet. Faza e trete e Kategorise Superiore pritet te jete e bukur, per shkak se jane ne gare me te njejtat synime, per te fituar titullin kampion, tre ekipe te kampionatit tone. Ish-portieri i famshem i Partizanit dhe i kombetares sone, Perlat Musta, thekson per "Koha Jone" se ekipet pretendente nuk bejne diference me njera-tjetren dhe shanset jane qe secila prej tyre te fitoje ne fund te edicionit, titullin kampion. "Ekipet pretendente kane paraqitur te njejtin nivel. Ecuria e tyre ka treguar se asnje skuader nuk ben diferencen. Pretendimet e ekipeve kryeqytetase mund te jene me te larta", - thekson Perlat Musta. Sipas ish-portierit te famshem te Partizanit, ndeshjet direkte do te percaktojne fituesin e titullit kampion. "Jane edhe 33 pike ne loje, para se te shpallet fituesi i ketij edicioni. Diferenca e Dinamos, prej tre pikesh, karshi dy rivaleve te tjera eshte shperfillese. Dinamo ka nje grup me lojtare cilesore, ecuria e ndeshjeve te fundit duhet admiruar dhe eshte ekipi qe mban titullin kampion. Mjafton qe te fitoje Dinamo ne ndeshjet direkte dhe do te jete ajo kampione e Shqiperise". Sipas Mustes, faza e trete pritet te jete edhe me interesante, me rivalitet te garantuar. Gjithnje bukuria dhe interesi i kampionatit rritet kur gara eshte e forte dhe pretendimet e seciles skuader jane te larta. "Me vjen mire qe ne gare jane tre ekipe. Nisur nga kjo, do te behet me interesante faza e trete. Dy ekipet kryeqytetase dhe Vllaznia, ne cdo jave te mbetur, gjate fazes se trete do te rivalizojne per t'u shkeputur ne krye, por besoj, sic e thashe me lart, se ndeshjet direkte do te jene percaktuese per titullin. Para se te mendojme per fituesin, qe e percakton gara dhe askush tjeter, futbolli ka nevoje per me shume spektakel." Nje sezon me pare, ne ndeshjen e fundit, Dinamo dhe Partizani percaktuan ekipin fitues. Fakti qe kete vit jane tre dhe jo dy ekipe, qe synojne te shpallen fituese te gares se kampionatit, sipas Mustes eshte avantazh, per te pasur me shume tifoze ne stadiume. "Tifozet i japin bukuri gares dhe ne rast se do te kete me shume, gjate fazes se trete, kampionati do te jete i fituar", - perfundon Musta, legjenda e portes sone ne vitet '80, nje prej portiereve me te mire ne histori.

"Formula, mos ndryshoje kaq shpesh"

Formula me tre faza, ne komentin e Mustes, eshte nje eksperiment qe i duhet dhene pergjigjja, pas perfundimit te kampionatit te dyte, qe kur ajo eshte vene ne funksionim. "Formula e kampionatit tone ka ndryshuar shpesh, gjate viteve te fundit. Jane shtuar, pakesuar ekipe si dhe jane ndryshuar skemat e ndeshjeve, nepermjet fazave. Ndryshimet e shpeshta kane sjelle edhe probleme, apo kontestime, por mendoj se duhet vendosur nje here e mire, per nje formule qe i pershtatet me mire nivelit te lojes dhe kampionatit shqiptar. Shumica e kampionateve te huaja nuk e ndryshojne kaq shpesh formulen. Kjo verteton se ne kampionatin tone ndonjehere vendosin individet dhe jo idete me te mira. Pra, eshte mire qe te kete sa me shume mendime dhe te arrihet nje perfundim i sakte, i duhuri, per te pasur nje formule dhe nje rregullore e cila nuk ka pse te kontestohet nga klubet qe jane pjese e futbollit. Ndryshimet e shpeshta kane sjelle probleme, madje edhe te njohjes se rregullores nga ana e klubeve. Mund te imagjinohet se cfare efektesh ka kjo ne opinionin sportiv".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›