E Diel, 1 Nëntor 2026

Sukses fitorja me Hungarine, kualifikimi ne boteror i pamundur

Optimizmi i tepruar, duke harruar potencialin dhe objektivin, shpesh ndikon negativisht ne rezultatet dhe arritjet e kombetares sone. Keshtu, kuqezinjte shpesh mbeten te parafundit ne klasifikim, duke lene pas ekipe te dobeta, pa histori ne arenen nderkombetare. Sakaq, Musta thote se kombetarja shqiptare, nuk eshte problemi i trajnerit. Para se te mendojme per kualifikimin ne nje boteror apo evropian, i tere opinioni sportiv duhet te sigurohet se ne fund te eliminatoreve do te mbetet pas nje kundershtar qe konsiderohet me i mire, ne fillim te gares. Ne rastin konkret do te ishte sukses nese do te lene pas, ne fund te eliminatoreve, ekipin e Hungarise. "Duhet te shtrijme kembet aq sa kemi jorganin", - shprehet Musta. Kombetarja shqiptare do te luaje me 28 mars ndaj Hungarise, ndeshjen e gjashte te eliminatoreve te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010" . "Ne Malte, ndikoi ana psikologjike. Mund te kishim fituar, por loja ishte e dobet ne pjesen e dyte. Ecuria, me perjashtim te ndeshjes se fundit ka qene pozitive. Optimizmi i larte demtoi kombetaren ne ate ndeshje. Ndeshja ndaj Hungarise, rival direkt dhe qe ka me teper pretendime, do te jete e shume e veshtire. Ne rast se kombetarja do ta fitoje kete ndeshje, mendoj se kjo do te jete sukses per te, pasi kualifikimi ne boteror per ekipin tone eshte i pamundur. Nuk mund te shkojme ne nje kompeticion kaq te rendesishem, kur kemi qene pothuajse gjithmone larg. Mendoj se barazimi me Portugaline ndikoi ne opinionin sportiv. Ndeshja e kombetares ne Portugali, tregoi se ne kemi mundesi me shume dhe se duhet te punojme apo te shfrytezojme potencialet tona, qe te rritemi gradualisht. Keshtu, mendoj se do te arrijme qe te jemi edhe ne, pjese e ndonje boterori apo evropiani".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›