E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musta: Fitorja ndaj Naftëtarit, maja e ajsbergut për Elbasanin

Nga Elton Karaj

Sipas mesfushorit, Elbasani ka ende për të dhënë në fushën e lojës në ndeshjet e ardhshme, pasi  lufta për ngjitjen në Superligë do të jetë fortë

Skuadra e Elbasanit nisi dje stërvitjen për të përgatitur planin anti Kamëz, me të cilën do të ndeshet në javën e dytë të Superligës. Mesfushori i talentuar elbasanas, Emiljano Musta, shprehet për Sportin Shqiptar se fitorja në ndeshjen e parë i ka dhënë mjaft moral ekipit të Elbasanit, dhe se fitorja e arritur në shtëpi ndaj Naftëtarit ishte një fillim i mbarë.

Maja e Ajsbergut

Mesfushori Musta, i cili ka qenë ndër më të mirët në fushë në fitoren ndaj Naftëtarit duke dhuruar dy pasimet për golat e shënuar, tha se ekipi është në gjendje të mirë dhe se do të vazhdojë të synojë vetëm fitore në çdo fushë. Fitorja në ndeshjen e parë na ka dhënë edhe më shumë moral për të vazhduar përpara. Ishte vërtet një start i mirë i sezonit për skuadrën tonë, pasi arritëm që të tregojmë se jemi edhe ne pretendentë në këtë sezon.

Mendoj se ekipi është rritur shumë, dhe me rikthimin e Dalipit në fushën e lojës do të jemi akoma dhe më të fortë. Mund të them me bindje se do të luftojmë për fitore në çdo fushë, dhe se fitorja ndaj Naftëtarit ishte vetëm maja e ajsbergut. Gjithashtu mesfushori Musta preku edhe temën për ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Kamzës, ku Elbasani do të udhëtojë në javën e dytë për tu përballur me ekipin vendas.

Prova e së vërtetës

Mesfushori verdheblu ndihet i bindur për forcën e skuadrës së tij, ku thotë se Elbasani i ka të gjitha shanset për të dalë me fitore nga fusha e Kamzës, duke kërkuar që të ruajë vazhdimësinë edhe në javën e dytë. Ndeshjen e rradhës e kemi ndaj një kundërshtari direkt si Kamza, ku ne do të kërkojmë të marrim maksimumin. Jemi në një formë mjaft të mirë dhe në këtë ndeshje do të kërkojmë që të ruajmë vazhdimësinë e fitoreve.

I kemi të gjitha mundësitë që të dalim me fitore nga kjo ndeshje, dhe të tregojmë se jemi vërtet në vallën e pretendentëve të superligës, përfundoi Musta. Prova e vërtetë e Elbasanit do të jetë përballja ndaj Kamzës, e cila do të përcaktojë shumë në ecurinë e mëtejshme të skuadrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›