Mustafa: Do ta bej Prishtinen metropol

Kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili është kandidat i LDK-së për ta udhëhequr edhe një mandat kryeqytetin, ka deklaruar se do të vazhdojë projektet që ka nisur me qëllim që ta bëjë Prishtinën një kryeqendër metropolitane.
"Këtë fushatë po e fillojmë për të parën herë pas shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po e hapim në një gjendje kur Prishtina është shpallur kryeqytet i Republikës së Kosovës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kur ne duhet të mendojmë ndryshe dhe kur ne duhet të vazhdojmë aktivitete tonë, duhet të vazhdojmë projektet tona, në mënyrë që Prishtinën ta ngrisim në një kryeqendër metropolitane, Prishtinën ta ngrisim në qytet ashtu siç ne e dëshirojmë, në një qytet qysh e dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të Prishtinës”, ka thënë Mustafa, në ceremoninë zyrtare të hapjes së fushatës zgjedhore, që është mbajtur në orët e para të ditës së enjte.
Mustafa ka thënë se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fushatë, se ka ekip profesional, dhe ka shprehur besimin se do ta fitojë besimin e prishtinasve edhe për një mandat.