E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Kosova, shtet i shantazhit

Kryetari i LDK-së,Isa Mustafa ka thënë të dielën në Prizren se Kosova është shndërruar në shtet të shantazhit. Ai tha se Kosova nuk duhet të jetë shtet i shantazhit, por një shtet ku funksionon ligji. “Shteti i Kosovës është bërë shtet i shantazhit dhe krimit”, tha Musatafa. 

Kryetari i LDK-së, Isa Musatafa të dielën ka marrë pjesë në përvjetorin e 23-të të themelimit të Degës së LDK-së në Prizren. Ai ka vlerësuar lartë punën që ky subjekt politik ka bërë në Prizren dhe Kosovë.

Mustafa tha se LDK-ja është e pa kënaqur me gjendjen aktuale që është Kosova. “Në vend që në Bruksel të raportohet për hapjen e vendeve të punës, sot raportohet për hapjen e hetimeve të rasteve të korrupsionit “, tha Mustafa, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të jetë një shtet ligjor dhe jo i krimit.”Ky shtet duhet të jetë një shtet që e ndalon krimin. Ne jemi të pakënaqur me këtë gjendje, sepse kemi afera kurruptive, dhe LDK-ja nuk kënaqet me këto afera korruptive sic ishte rasti në Ministrin e Mbrojtjes. Neve këto gjëra na pengojnë, sepse tradita në Kosovë nuk ka qenë vjedhja”, tha ai.

Mustafa ka folur edhe për bisedimit që po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Sipas tij, LDK-ja i ka përkrahur këto bisedime me kusht që të mos cenohet asnjë pjesë e territorit të Kosovës.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqerm Kryeziu, ndërkaq në këtë përvjetor ka promovuar kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër të Kosovës. “Ky numër i madh i pjesëmarrjes është një garanci për mbështetjen që e ka Isa Mustafa për kryeministër të Kosovës”, tha Kryeziu.

Ai vlerësoi se Isa Musatafa është një lider konstruktiv. “ Isa është një lider konstruktiv, prandaj edhe ka nevojë për ta mbështetur për kryeministër të Kosovës. Jo pse Isa nuk ka nevojë për t’u bërë kryeministër, por pse Kosova ka nevojë pë Isën”, tha Kryeziu./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›