E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Lipjani po keqqeveriset

Kryesia e degës së LDK-sё në Lipjan, shprehё shqetёsimin dhe reagon ndaj faturimit tё taksave komunale pёr bizneset lipjanase nё emёr tё ‘’mbajtjes se lejeve afarsite’’ tё cilat kёtyre ditёve iu shpёrndanё bizneseve lipjanase.

“Pёrkundёr faktit se Ministria e Tregtisё dhe Industrisё me Ligjet nё fuqi e ka hequr kёtё lloj takse, Komuna e Lipjanit nё mёnyrё antiligjore vazhdon ti ngarkoj bizneset, madje duke adresuar kёto ngarkesa nё formё presioni dhe shantazhi ndaj bizneseve lipjanase se nёse nuk i paguajnё nё afatin 7 ditorё do tё pasojnё masa tjera ligjore komunale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo degë.

Ata i kanë kërkuar Bujës që të mos përkrahë bizneset e jashtëligjshme.

“LDK nё Lipjan kёrkon nga Kuvendi Komunal i Lipjanit dhe nga Kryetari Buja tё veproj konform ligjeve positive, kёrkon tё heqёt dore nga veprimet antiligjore nё dёm tё bizneseve lipjanase dhe konsideron se kjo formё e ngarkimit tё bizneseve ёshtё nё dёm tё zhvillimit ekonomik tё Komunёs tonё, ёshtё nё dёm tё gjenerimit tё bizneseve tё reja dhe si rrjedhojё zvogёlon mundёsinё e gjenerimit tё vendёve tё reja tё punёs”, kanë kërkuar LDK e Lipjanit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›