Erdogan: Izraeli duhet t'i realizojë premtimet

Kryeministri i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, tha se raportet me Izraelin do të “normalizohen” , vetëm pasi Izraeli t’i kompenzoj të afërmit e viktimave të ndërhyrjes izraelite në anijen, që lundronte për në Rripin e Gazës, dhe pasi ta lehtësoj bllokadën e Gazës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka telefonuar Erdoganit më 22 Mars, për të kërkuar falje për ndërhyrjen e vitit 2010, me ç’rast u vranë nëntë shtetas të Turqisë, transmeton Express.
Ai ka premtuar kompenzimin e familjeve të viktimave dhe lehtësimin e kufizimeve për transportin e artikujve civilë në Rripin e Gazës.
Erdogani e ka pranuar këtë kërkim falje të Netanyahut, që u bë në fund të vizitës disaditëshe të presidentit amerikan, Barack Obama, në Izrael./Indeksonline/