A do të shpallet Kroacia agresore ndaj BeH-së?

Politika dhe opinioni kroat mashtrohen në qoftë se mendojnë që, sa i përket kroatëve, sporja e Hagës ka përfunduar, pasi që në prill apo fillim të majit kurse më së voni deri në vjeshtë të këtij viti, Kroacia ka gjasa që në aktgjykimin e ri të Tribunalit të Hagës ka gjasa shpallet si agresor mbi Bosnjë-Hercegovinën, shkruan gazeta zagrebase Veçernji list. Gjatë euforisë pas lirimit të gjeneralëve kroatë Gotovina dhe Markaç, dikush nga kreu i pushtetit në Kroaci deklaroi se në Hagë më nuk ka kroatë. Por, shpejt u përmirësuan dhe thanë që në Hagë “nuk ka kroatë nga Kroacia”.
Gazeta përkujton që në Hagë gjenden akoma gjashtë kroatë, përfaqësues të ish-kreut ushtarak dhe politik të së ashtuquajturës Herceg-Bosna, krijesë kjo që kurrë nuk u njoh nga askush.
Këta gjashtë kroatë janë të akuzuar për ndërmarrje të ndryshme kriminale, bashkim me kreun a thershëm të Kroacisë për agresion mbi BeH-në, si dhe për pastrim etnik të atij territori dhe me qëllim të bashkimit me Kroacinë. Ata quhen “kroatë të Bosnjës”, por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë, pasi tre prej tyre janë të lindur në Kroaci, ndërsa edhe njëri ka kaluar pjesën më të madhe të stazhit të punës pikërisht në Kroaci./Indeksonline/