E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: S`ka marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale

Kreu i LDK-së Isa Mustafa, ka mohuar zërat se është bërë marrëveshje me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, që zgjedhjet presidenciale të mbahen më 2013.

Mustafa ka theksuar se diçka të tillë e ka dëgjuar vetëm nëpërmjet mediave dhe se nuk di për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Është e vërtetë që unë jam takuar me kryeministrin Hashim Thaçi. Jam takuar edhe në përurimin e autostradës "Ibrahim Rugovaë, por në asnjë rast nuk kemi biseduar për mundësinë e ndryshimit të kohës së mbajtjes së zgjedhjeve jashtë marrëveshjes që e kemi pasur me rastin e zgjidhjes së problemit për president të Kosovës”.

“Unë, jo vetëm me liderin e PDK-së, por e kam në plan të takoj edhe përfaqësuesit e partive të tjera, si AAK, AKR, edhe me Vetëvendosjen nëse është e gatshme, me qëllim që të kemi marrëveshje të përbashkëta për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas afatit të parashikuar me marrëveshje”, ka përfunduar Mustafa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›