Qafë Thanë, sekuestrohet një kamion me pula të sëmura

Një kamion me pula të sëmura është sekuestruar sot nga policia kufiatare në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Sipas policisë kamioni vinte nga fshati Veshesht e Maqedonisë dhe kishte për destinacion qytetin e Elbasanit.
Mësohet se kamioni kishte një ngarkesë prej 4.6 tonë të mbushur me pula ndërsa sipas policisë kjo ngarkesë do të groposet nesër.