Çështja "Kleçka", dëshmon babai i dëshmitarit X

Babai i dëshmitari X, i cili u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij ka dhënë dëshminë e tij para prokurorisë për cështjen e njohur si "rasti Kleçka". Idriz Zogaj, babai i Agim Zogajt, në dëshminë e tij dhënë Prokurorit të EULEX-it tregon për takimin me Fatmir Limajn në Lladrovc. Ai thotë se gjatë luftës strehoi në shtëpinë e tij familjen e Komandant Çelikut.
Të gjithë dëshmine tij e sjell gazeta "Express". I pyetur nga prokurori, Idriz Zogaj pranon se e njeh Fatmir Limaj dhe hera e fundit kur e ka parë atë ka qenë marsi i këtij viti, 2011. "Fatmir Limaj kërkoi një takim, me saktësisht ai dërgoi dy persona në emër të tij, Besim Gega dhe Mehmet Bala, në shtëpinë time në Lipjan. Agimi qëndronte me mua në atë kohë. Këta dy persona erdhën në shtëpinë time dy apo tri herë. Ata thoshin se vinin në emër të Fatmir Limës. Rrëfen para prokurorve babai i Dëshmitarit X.
"Nuk më kujtohet data, por Agimi mbante shënime dhe se sigurisht është e shkruar në ditarin e tij. Unë vetëm e di se takimi është mbajtur në fillim të këtij viti para se Agimi të shkonte në Gjermani", vazhdon më tej dëshminë e tij Idrizi duke dhënë detja edhe për ditarin e djalit të tij i cili do të hedh dritë mbi rasitn Kleçka.