E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit përleshen me policinë në Athinë

Të rinj të maskuar sulmuan sot me bomba molotov policinë jashtë parlamentit. Policët u kundërpërgjigjën nga ana e tyre me gaz lotsjellës dhe me granata tymuese për të shpërndarë turmat. “Al-Xhazira” raporton se 60 persona janë arrestuar.

Sipas policisë greke, në marshim morën pjesë rreth 20 mijë persona, çka e bën këtë një nga marshimet më të mëdhenj të mbajtur në vite me 17 nëntor.

Autoritetet i kanë nuhatur trazirat dhe kanë dislokuar rreth 7000 trupa sigurie në zonë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-17 20:23
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›