Qëllon me sëpatë gruan e vëllait, shkak prona

Krimi në familje godet sërish. Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, kur një grua 35-vjeçe është qëlluar me sëpatë nga kunati i saj, por fatmirësisht nuk ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kënetës, të dielën rreth orës 20 e 30 minuta, ndërkohë që 35-vjeçja Rozeta Tahiraj është shtruar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, raporton BW.
Siç bëhet me dije ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie. Dy vëllezërit janë përfshirë në sherr për murin që ndante oborret e shtëpive të tyre, ndërkohë që në konflikt kanë marrë pjesë edhe bashkëshortet e tyre. Në sherr e sipër, Edmond Tahiraj ka qëlluar mbi kunatën e tij, Rozeta Tahiraj. Kjo e fundit ka marrë plagë të rënda në kokë.
Autori o këtij krimi është arrestuar nga policia./Indeksonline/