E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, kryengritësve u arrijnë armët e kërkuara

Kryengritësit sirian thonë të kenë pranuar armë të reja të cilat “mund të ndryshojnë rrjedhën e luftës” kundër regjimit sirian, lajmëron një zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Siriane-FSA.

“Kemi pranuar një sasi të armatimit të ri, përfshirë edhe ato që i kemi kërkuar specifikisht, dhe që besojmë se do të ndikojnë dukshëm në luftimet tona”, Louay Muqdad i tha të premtën agjencisë franceze të lajmeve AFP.

“Kemi filluar t’i shpërndajmë ato në vijat tona të frontit, dhe ato do të jenë në duart e oficerëve profesionistë dhe luftëtarët e FSA”, shtoi ai pa dhënë detaje se për çfarë lloj armësh bëhet fjalë ose prej nga kishin arritur ato, tranmseton Rel

Sipas tij, armët do të përdoren për një qëllim, që është luftimi i regjimit të presidentit Bashar al-Assad, dhe se ato do të mblidhen pas rrëzimit të regjimit, dhe do t’ju kthehen prapa “vendeve mike apo shteteve vëllazërore” që i dërguan ato për forcat kryengritëse. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›