Nis zyrtarisht sezoni i çminimit

Forca e Sigurisë së Kosovës, zyrtarisht ka filluar sezonin e çminimit të fushave të minuara . Ekipet e çminimit të FSK-së, operacionin për këtë vit e kanë nisur në një pjesë të parkut të Gërmisë, e cila është e vetmja hapësirë e pa pastruar nga minat, transmeton KTV.
Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se arsyeja e vetme pse kjo pjesë ka mbetur ende e pa pastruar ka qenë mungesa e mjeteve të specializuara për këtë çështje. Por ai ka garantuar së në bashkëpunim me shtetin Suedez, i cili u ka ofruar atyre mjetet e nevojshme për çminimin e minave gjatë këtij viti kjo pjesë e Gërmisë përfundimisht do të jetë e pastër.
“Ne ekipet tona i kemi shpërndarë edhe në pesë lokacione në Kosovë,dhe në bazë të planit të FSK-së, parashihet që gjatë këtij viti të pastrohen të gjitha fushat e minuara”, ka thënë Kastrati. Që nga paslufta në Kosovë kanë humbur jetën 115 persona dhe mbi 400 të tjerë kanë mbetur të lënduar, prej minave që kanë mbetur të pa shpërthyera./Indeksonline/