E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zejnullahu tregon hetimet në Mjekësi

Pas shumë akuzave dhe protestave të studentëve ndaj shefes së administratës së Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Zejnullahu, kjo e fundit pretendon se studentët, të cilët po i organizojnë protestat janë manipulues. Ajo ka dërguar disa dokumente në adresë të redaksisë, të cilat thotë t’i ketë edhe hetuesia e policisë, raporton KTV.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar se ka nisur hetimet në këtë fakultet lidhur me dyshimet për falsifikim notash nga studentët. Shefja e administratës së Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Zejnullahu, e cila më parë është akuzuar nga disa studentë të këtij fakulteti për mostransparencë, ka shpërthyer me akuza ndaj disa studentëve, të cilët i përmendë me emra dhe mbiemra.

Ajo ka dërguar disa dokumente në adresë të redaksisë, me të cilat pretendon se disa studentë që protestuan kundër saj, kanë falsifikuar nota dhe nënshkrime në indekset e tyre.

Sipas saj, studenti Zijadin Geci i ka dërguar edhe mesazhe kërcënuese bashkëshortit të saj njëherësh profesor në këtë fakultet, Ramadan Zejnullahu. Shefja e administratës ka publikuar përmbajtjen e SMS-ve, të cilët thotë se i ka dërguar Zijadin Geci, duke u thirrur në emër të deputetit Daut Haradinaj dhe në atë të Gani Thaçit, vëlla i kryeministrit të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›