BDI lëshon sallën

Partitë shqiptare të opozitës në Maqedoni kanë hedhur akuza të ashpra në adresë që qeverisë aktuale e cila dështoi sërish në planin e integrimeve euroatlantike.
Deputeti i PDSH-së, Imer Aliu tha se qytetarët e Maqedonisë morrin një përgjigje shumë konkrete nga Brukseli zyrtarë se, pa realizimin e reformave të parapara nga KE nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
“Qytetarët e Maqedonisë morën një përgjigj shumë konkrete, shumë të qartë sa i përket integrimit të Maqedonisë në BE. BDI pas këtij dështimi përfundimisht duhet të ndërmerr diçka, duhet ta lëshoj qeverinë. Alibi se Greqia po bllokon deri tani që ka ekzistuar, tanimë nuk ekziston. Dje u bindëm të gjithë se nuk bllokon vetëm Greqia, bllokon edhe Bullgaria, Franca, bllokojnë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së”, deklaroi Aliu
Ndërkaq, deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri deklaroi se, nuk është emri vetëm problem për integrimin e Maqedonisë në Unionin Evropian por është ngecja në procesin e reformave dhe marrëdhëniet jo të mira me fqinjët.
“Ne mendojmë se adut kryesorë i BDI-së dhe i platformës së saj ka qenë procesi integrues nëse dështon në objektivin kryesor unë mendoj se duhet të rishikohet pozicioni i BDI-së”, theksoi Zeqiri./Indeksonline./