Zjarr në qendrën mediale në Astana

Një zjarr ka shpërthyer në qendrën e mediave në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, ku i kanë zyrat kanalet televizive shtetërore.
Zjarrfikësit ia kanë dalë që ta vënë nën kontroll zjarrin që shpërtheu të shtunën, por disa nga kanalet, si 24KZ, kanë ndalur transmetimin.
Ky televizion ka bërë me dije se personeli është evakuuar dhe se tani detyrohet, që të ritransmetojë emisionet e dhëna më parë për një kohë të pacaktuar. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit./Indeksonline/