Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit - departamenti për krimet e rënda i ka caktuar 1 muaj paraburgim Bujar Beqirit i dyshuar për vrasjen e Fitim Shabanit.Hasan Sadiku gjykatës i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda tha për rajonipress se i ka caktuar 1 muaj paraburgimit Bujar Beqirit. Sadiku tha se për këtë mas është pajtuar edhe vet i dyshuari.
Beqiri para gjykatësit të procedurës paraprake është penduar që e ka kryer veprën.
Bujar Beqiri (1962) nga Gjilani u arrestua këtë të enjte pasi që e kishte goditur dy herë me thikë viktimën Fitim Shabani i cili si pasojë e plagëve edhe ka vdekur në emergjencën e Gjilanit.
Avni Oruqi shef i sektorit të hetimeve regjionale ka deklaruar se i dyshuari është emër i njohur për policinë pasi që në data bazën tonë ka të evidentuar mbi 57 vepra penale që lidhen me vjedhje dhe narkomani./Indeksonline/