Eurot false policia arreston 4 persona
Tirane
Kater persona jane vene ne pranga nga Seksioni i Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Tiranes pasi u eshte kapur nje sasi e konsiderueshme eurosh false. Burime konfidenciale thane per gazeten Shqip se agjentet e Antikrimit Ekonomik ishin vene prej kohesh ne ndjekje te personave te dyshuar dhe dje ata kane mundur ti arrestonin me presh ne duar. Uniformat blu po hetojne per origjinen e eurove te falsifikuara ndersa paraprakisht mendohet se ato jane sjelle nga jashte Shqiperise. Mendohet per nje grup kriminal qe ka aktivitet ne kete fushe ndaj dhe po hetohet per personat e tjere te perfshire ne krim. Policia konfirmon se operacioni po vazhdon ndaj dhe nuk jane bere publike emrat pasi po ruhet sekreti i hetimit.