Mediu Importi i mbetjeve vetem kur justifikohet
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu deklaroi dje ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarise Prodhuese se vendimi i qeverise per importimin e disa mbetjeve eshte thjeshte ne pari. Sipas tij importimi i tyre sipas listes perkatese behet vetem me kerkese te vecante nga bizneset ricikluese dhe vetem nese i perdorin si lende te pare. Miratimi i kesaj liste behet thjesht ne parim. Lejimi apo moslejimi i importit sipas VKM nr.806 date 04.12.2003 do te behet vetem nese ka kerkese nga biznesi per importimin e ketyre mbetjeve tha Mediu. Me tej ai shpjegoi se ky vendim perafron pjeserisht Listen e Gjelber te BE dhe lista e miratuar perbehet nga 55 artikuj nga 168 te tille qe ka lista e gjelber e BE dhe 179 artikuj qe ka Konventa e Bazelit.