E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD rrezon gjyqtaren Bejleri

/ /

Komisioni i Ligjeve mori dje ne pyetje kandidaten Manjola Bejleri ndersa deputetet e PD-se leshuan kritika te hapura ndaj gjyqtares se Faktit ne Tirane. Bejleri e cila drejton edhe Shoqaten Kombetare te Gjyqtareve u sulmua nga deputetet e PD-se si kandidature politike dhe e manget profesionalisht. Nga ana tjeter deputetet e opozites preferuan te mos nderhyjne. Ndonese seanca degjimore u zhvillua ne mese 3 ore deputetet e majte nuk pyeten kandidaten e dekretuar nga Presidenti.
Fillimisht deputeti i PD-se Fatos Hoxha kujtoi se gjyqtarja Bejleri ka kundershtuar dhe derguar ne Gjykaten Kushtetuese ligjin e lustracionit ose ligjin e dosjeve. Ai e vleresoi ate levizje si nje reagim politik. Gjyqtarja Bejleri e kundershtoi kete konstatim. shte nje akuze shume e rende qe i thuhet nje grupi gjyqtaresh qe bete nje deklarate politike nderkohe kur kjo bie ndesh me aktivitetin qe nje gjyqtar duhet te kryeje konform ligjit per organizimin e procesit gjyqesor i cili e shpreh qarte se gjyqtari ndalohet kategorikisht tha Bejleri. Por me tej gjyqtarja u cilesua ne konflikt interesi ne disa ceshtje te tjera. Sipas deputetit Alibeaj Bejleri ka marre pjese ne grupin e perzgjedhjes se kandidaturave tek Presidenti Topi ne nje kohe kur ajo vete u dekretua si kandidate. Nga ana e saj gjyqtarja Bejleri e rrezoi kete pretendim duke thene se nuk ka qene pjese e konsultimeve per kandidatet e Gjykates se Larte. Por deputetet e PD-se Alibeaj dhe Halimi thane me tej se kandidatja mund te cilesohet me mangesi ne profesion. Sipas Halimit mesatarja e shkolles se larte se kandidates ka qene vetem 7 ndersa vete Bejleri nuk e mohoi. Me tej ai u shpreh se sipas KLD-se ne nje statistike me shume se gjysma e vendimeve te dhena nga Bejleri jane rrezuar ne nje gjykim te shkalleve me siper gjyqesorit. Gjykimi i punes sime nuk mund te behet mbi statistike por duhet pare rast pas rasti. Ka ceshtje qe jane teper te nderlikuara dhe kerkojne afat te gjate. Do te terhiqja vemendjen e komisionit qe puna ime nuk duhet pare vetem ne nje statistike por duhet pare rast pas rasti u pergjigj Bejleri. Por me tej Bejleri u akuza per konflikt interesi edhe nga deputetja Mesila Doda. Sipas deputetes se PD-se Bejleri ka fituar shkollen e magjistratures ne nje kohe kur i ati i saj ishte ne jurine e perzgjedhese gje qe u kundershtua nga Bejleri. Rezulton se ne dy moment ju keni qene objekt konflikti interesi. A ka qene babai juaj subjekt i ligjit te lustracionit dhe nese ju ka ndihmuar ai ne rrugen tuaj drejt magjistratures si ka qene anetar jurie ne perzgjedhjen e kandidateve pyeti deputetja Doda. Nga ana e saj kandidatja Bejleri tha se i ati kishte qene nje profesionist dhe jo pjese e menoklatures se diktatures. Seanca ne komision

Enkelejd Alibeaj Ju keni qene pjese e grupit te konsultimit te Presidentit per perzgjedhjen e kandidateve per Gjykaten e Larte dhe Kushtetuese. A mos kemi te bejme ketu me nje konflikt interesi
Manjola Bejleri Ne momentin kur kam marre pjese per percaktimin e kritereve per kandidatet e Gjykates se Larte nuk kisha kandiduar ne ate kohe pasi nuk kisha plotesuar kriterin formal te viteve ne fund.
Enkelejd Alibeaj Po cilat kane qene keto kritere
Bashkim Fino I bie sikur kontrollon Presidentin tone me keto rregulla. Tuajin se thashe tonin.
Mesila Doda Pse qenka i juaji
Bashkim Fino E bera kastile. Ai ka qene nenkryetar i PD-se kryetar i grupit parlamentar. Ju e zgjodhet dhe tani qenka yni.
Mesila Doda Ti vete e the.
Bashkim Fino Ai eshte i te gjitheve.
Fatos Hoxha Bashkim nuk na ftoi ne ne dasme Edi Rama. Ate e ftoi.
Eduard Halimi Ju keni pasur nje mesatare te shkolles se larte 7.03 referuar te dhenave qe na kane ardhur nga KLD. Kjo ishte mundesia juaj Kemi edhe nje liste te ceshtjeve te ardhura nga KLD dhe nga kjo liste ne vitin 2005 juve u jane lene 29 vendime dhe u jane prishur 13 vendime pra gjysmat po keshtu edhe ne vitin 2006. Si duhet ta vleresojme kete
Manjola Bejleri Kam pasur mesataren ne Fakultetin e Drejtesise 7.03 sepse keto kane qene mundesite e mia ne ate kohe. Ajo ka qene mundesia ime per te treguar nivelin por jo kapacitetin. Une kam pasur edhe probleme qe nuk me kane dhene mundesi te jap te gjithe aftesite e mia. Statistikat ndonjehere nuk tregojne ecurite e te gjitha ceshtjeve. Jo te gjithe ceshtjet kane kaluar proceduren per tu shqyrtuar deri ne shkallen me te larte. Ne punen time jam perkushtuar ne dhenien e drejtesise.
Gent Strazimiri Zonja Bejleri ju Fakultetin Juridik e keni mbaruar me korrespondence
Manjola Bejleri Po. Nuk kisha mundesi pasi jam bere nene shume heret dhe preokupimet e mundesite qe kam pasur nuk kane qene te favorshme ta kryeja arsimin diten.
Mesila Doda Rezulton se ne dy momente ju keni qene objekt konflikti interesi. A ka qene babai juaj subjekt i ligjit te lustracionit dhe nese ju ka ndihmuar ai ne rrugen tuaj drejt magjistratures pasi ka qene anetar jurie ne perzgjedhjen e kandidateve
Manjola Bejleri Babai im Urim Bejleri ka punuar 47 vjet ne drejtesi. Une jam krenare per babain tim. Te dy se bashku i kemi dhene 60 vjet drejtesi ketij vendi.
Mesila Doda Per 40 vjet e dime se cfare drejtesie keni dhene
Manjola Bejleri Une ju siguroj se im ate nuk ka qene pjese e nomenklatures se politikes. Ai ka qene profesionist ne vendimet qe ka dhene dhe i njohur ne rrethin e juristeve ndaj cilesohet si nje prej gjyqtareve me profesionaliste. Meqe i hyme biografise sime mund tju them se mamaja ime vjen nga nje familje e persekutuar pasi daja im eshte pushkatuar nga sistemi. Une nuk mendoj qe babai im ka qene subjekt i ligjit te lustracionit. Persa i perket futjes sime ne shkollen e magjistratures po ju pohoj se babai im nuk ka qene pjese e perzgjedhjes. Kur eshte marre ne pyetje kandidatura ime babai im nuk ka marre pjese dhe nuk ka dhene vendim per mua. Une kam hyre ne baze te rregullave dhe babai im nuk ka qene pjese e komisionit te vleresimit te kandidaturave.
Mesila Doda A ka lidhje gjykimi per kater komisioneret e Dushkut pasi ju u transferuat nga gjykata e Lushnjes per ne Tirane pak jave pasi dhate masen e sigurise per komisioneret e Dushkut
Manjola Bejleri Nuk ka lidhje sepse kerkesa ime per transferim ne Tirane eshte bere shume me pare nga se te fillonte gjykimi.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›