PD e PS leshojne gjuhen ne Kuvend, permenden nudot
Rozeta Rapushi
Mjaftoi skandali seksual i ish-ministrit Ylli Pango, qe deputetet ne salle te leshonin rendshem dje gojen ne nxjerrjen e te palarave ndaj njeri-tjetrit, per ngjarje te ngjashme. Ne mbrojtje te maxhorances, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi akuzoi opoziten e majte se eshte mesuar me skandale te tilla, se ka bashkejetuar me to. "Ne kemi standarde dhe i treguam. Por ju, keni raste te ngjashme. Kryetari juaj ka 3 vite qe qarkullon nudo", u shpreh Patozi. Sipas tij, cdo socialist, i mban mend perversitetet e zhvilluara ne vilen e Pezes dhe jashte saj. "Ju i mbani shume mire mend skandalet ne KPD-te tuaja qe ishin qendrat e skandaleve", vijoi Patozi, pa dhene emra, situata konkrete pervec vendeve ku sipas tij jane zhvilluar skandalet e se majtes. Sipas demokratit, PS ka shpetuar nga berja publike e perversiteteve te saj, vetem se ne ate kohe nuk kish kamera te fshehta. Po keshtu vijoi akuzat dhe deputeti Edi Paloka. Ai u shpreh se zyrtaret e ish zyrtaret e PS, duhet te shkarkohen me radhe per perversitet e kryera. "E dini shume mire, se nje zyrtar i juaji, merrte me vete keshilltarin e kryeministrit, e cila pozoi dhe nudo e madje i bene publike dhe ne faqe interneti", u shpreh Paloka, duke shtuar se ka nga ata qe kane bere dhe karriere duke cuar motrat e tyre. Ndaj ai i sugjeroi socialisteve, qe para se te kandidojne kryetarin e tyre Edi Rama, ti blejne te mbathura, se po bredh rrugeve lakuriq. E perqendruar tek ceshtja "Pango", opozita nuk permendi situata te tjera apo te replikonte ne te njejten menyre. Sipas socialisteve, eshte qeveria Berisha, ajo qe po prodhon cdo kohe skandale te turpshme, qe nisin me korrupsionin, trafiqet e deri ne abuzimet seksuale. Deputeti Musa Ulqini, u shpreh ne emer te grupit, se PD ka nje jave qe eshte ne dijeni te ketij skandali dhe u mundua ta ndalonte, por nuk ja arriti dot kete here. "Nje skandal po kaq i turpshem eshte edhe menyra sesi keni vepruar ju zonja kryetare dhe kupola e PD-se per ta mbyllur kete turp, per te cilin Berisha dhe ju kishit dijeni prej disa ditesh", tha Ulqini.