Fushata zgjedhor paralajmeron gjuhe te ashper dhe pa korrekture
Zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, pritet te sjellin nje fushate teper te ashper elektorale. Skandale te tilla, si ai i fundit i ish ministrit te Kultures Ylli Pango, nuk do ti shpetojne perdorimit nga opozita si nje "celes" ne fushaten e ardhshme elektorale nga ku do te dale dhe Kuvendi i ri. Nisur nga debatet e mbremshme ne seance plenare, duket se dhe Partia Demokratike do ti rikthehet fotove te bera publike te kryetarit te PS-se, Edi Rama ne nje plazh nudo. Zyrtarisht, fushata elektorale nis ne 27 maj dhe do te zgjase nje muaj.