E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj ironizon: Edhe Doktori e di se pa diagnostikim nuk ka shërim. PD është e sëmurë rëndë

mustafajIsh- ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një analizë të publikuar nga Panorama, thotë se gara për kreun e PD-së po nis e kompromentuar rëndë.

Sipas tij, Berisha tha se nuk do bëhet analizë për humbjen, pasi analizën do e bëjë kryetari i ri.

Serioziteti i një formacioni politik matet me cilësinë e saj për vetëkritikë. Partia Demokratike nuk e ka njohur ende këtë shkollë…

Doktori e di më mirë se kushdo tjetër se pa diagnostikim të saktë, nuk ka shërim. Partia Demokratike është e sëmurë rëndë, shkruan Mustafaj.

Një tjetër problem i prekur nga Mustafaj është saktësia e listave të anëtarësisë. Ai i referohet një denoncimi nga Gjirokastra se këto lista po manipulohen.

Si mund të shpresojmë që të na ndjekë shumica e shqiptarëve po qe se udhëheqësit tanë të rinj damkosen qysh në pagëzimin e tyre si hileqarë, shkruan ai.

Më pas ai kritikon Astrit Patozin, që e quajti sharlatan Aleksandër Biberajn, pasi vendosi të garonte për kreun e PD.

Të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste. Patozin e mundi personalisht Koço. Ky realitet është i vështirë të tretet, por Astriti duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulçer, shkruan Mustafaj.

Ai e mbyll duke theksuar se një garë pa barazi prodhon një lider me legjitimitet të kufizuar ose pa legjitimitet fare. Edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë, shkruan Mustafaj./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›