E Diel, 1 Nëntor 2026

Bum anëtarësimesh në PD nga Bashkia e Tiranës (dhe Berisha tha mos e përdorni pushtetin për lobim)

bashaNjë ditë pasi kryeministri Sali Berisha doli me një mesazh, duke bërë thirrje që askush të mos e përdorë pushtetin në garën për zgjedhjen e kryetarit të ri, mësohet se në Tiranë ka një bum anëtarësimesh në Partinë Demokratike.

Siç raporton Shqip, anëtarësimet janë kryesisht nga Bashkia e Tiranës dhe administrata e saj. Synimi është që të shtohen shanset e Lulzim Bashës për tu zgjedhur kryetari i ri i PD. Megjithatë ka disa që thonë se një masë e tillë nuk është e nevojshme, pasi ai ka mbështetjen e Berishës dhe e ka fitoren në xhep./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›