Haxhinasto: Zgjedhjet arritën standardet ndërkombëtare

Zyra e shtypit të MPJ-së bën të ditur se shefi i diplomacisë shqiptare vlerësoi lart zgjedhjet e 8 majit, duke theksuar se ato arritën standardet ndërkombëtare.
Haxhinasto nënvizoi se këto standarde do t’i japin një shtysë avancimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Gjithashtu, ai i njohu parlamentarët holandezë me progresin e madh që ka bërë Shqipëria në të gjitha fushat, duke përmendur reformat e ndërmarra në ekonomi, biznes, sistemin gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj.
Më tej, kryediplomati shqiptar iu përgjigj interesimit të parlamentarëve për çështje të rajonit. Ai vuri theksin tek roli konstruktiv i Shqipërisë në rajon dhe kontributi i saj për thellimin e bashkëpunimit me vendet fqinje. /Start/
2011-05-14 09:22