E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i Arvizu: Të shpejtohet numërimi, të pranohet rezultati

Ashtu si një natë më parë, përfaqësuesi më i lartë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë vizitoi sërish sot në mbrëmje KZAZ-në 49 në Njësinë nr. 5, aty ku është përqendruar vëmendja e të gjithëve për të mësuar kreun e ri të baskisë së kryeqytetit. Kjo është njësia e fundit e mbetur pa numëruar, ndërkohë që, duke ndjekur procesin e numërimit të votave, Arvizu deklaroi se kjo qendër do ketë monitorim deri në numërimin e votës së fundit.

“E kisha të pamundur të mos vija këtu sot, pasi telefoni im nuk pushonte së rëni”, tha ai. “Është për të ardhur keq që këtu është ndërprerë numërimi, jam përpjekur të bisedoj më të dyja palët. Një nga gjërat që më habit më shumë është pavlefshmëria e shumë fletëve të votimit, pasi në këtë pikë palët akuzojnë njëra-tjetrën për vlefshmërinë e votave. Besoj që të gjithë njerëzit janë të lodhur nga tejzgjatja, prandaj ky proces duhet të përfundojë sa më parë”.

Sipas ambasadorit amerikan, për shkak të fletëve të votimit të kontestuara, sido që te jetë rezultati në këtë njësi, zgjedhjet do të kontestohen. Ai u bëri thirrje palëve që të pranojnë rezultatin përfundimtar dhe humbësi të përgëzojë fituesin: “Pasi të përfundojnë i gjithë numërimi do kemi një fitues e një humbës dhe shpresoj që humbësi të përgëzojë fituesin kur të ketë përfunduar ky proces. Së paku, kështu ndodh në Amerikë”.

/Start/

                                                                                             2011-05-13 23:44
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›