E Diel, 1 Nëntor 2026

8 kuti nga fundi, Basha kryeson me 571 vota


Sipas të dhënave që jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ka gjithsej 123 348 vota, ndërsa Edi Rama i “Aleancës për të Ardhmen” 122 777. Kandidati i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi, numëron 1 355 vota.

Deri para vendimit për ndërprerjen e procesit të numërimit rreth orës 02:00, në KZAZ-në 49 janë numëruar 57 nga 65 kuti gjithsej, çka do të thotë se numri i përgjithshëm i kutive të numëruara për bashkinë e Tiranës ka arritur në 477 nga 485 gjithsej.

Gjatë orëve të fundit të së premtes dhe pas mesnate, procesi u ndërpre për një kohë të gjatë, për shkak të 23 fletëve të votimit që pretendoheshin nga administratorët e djathtë si të pavlefshme. Çështja iu kalua për shqyrtim KQZ-së, që ia la në dorë vendimin KZAZ-së 49. Kjo e fundit vendosi të cilësojë të vlefshme fletët që shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve dhe si përfundim, nga 23 vota gjithsej, 10 shkuan në favor të Ramës, 7 për Bashën dhe 6 u konfirmuan si të pavlefshme.

Numërimi pritet të rifillojë në orën 08:00 të së shtunës, ku do të hapen qysh në fillim tri kuti, për të vijuar më pas me pesë të mbeturat që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar kreun e bashkisë së kryeqytetit.

Edhe 10 kuti, Basha ende përpara (23:40)
Tiranë - Tashmë kur kanë mbetur edhe 10 kuti votimi për t’u numëruar në Njësinë Bashkiake nr. 5 në Tiranë, kandidati demokrat, Lulzim Basha, gjendet në avantazh me 708 vota kundrejt kundërshtarit të tij, Edi Rama.

Numërimi në këtë njësi aktualisht është ndërprerë, pasi KZAZ-ja ka vendosur rinumërimin e dy kutive të fundit të cilat kanë pasur disa fletë të dëmtuara gjatë palosjes.

Duke marrë parasysh ritmet e numërimit, rezultati përfundimtar të paktën pritet të mos dalë as sonte. Deri më tani, Basha ka marrë 122 929 vota kundrejt 122 221 që ka marrë kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Partia Socialiste pret një përmbysje të rezultatit në kutitë e mbetura. Megjithatë, duket se beteja do të vazhdojë deri në votën e fundit, e cila kësaj here është përcaktuese më shumë se kurrë për një kandidat për kryetar bashkie.

/Start/

                                                                                             2011-05-14 02:27
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›