FMN Borxhi shqiptar po prek majat
Pavaresisht perpjekjeve te qeverise shqiptare per te ulur borxhin dhe mbajtur nje stabilitet mbi rritjen ekonomike duket se manovrat qe ajo ndjek nuk i bindin institucionet me te larta financiare. Xhulio Tremonti ministri italian i Ekonomise dhe perfaqesuesi i Shqiperise me te drejte vote ne FMN ka paraqitur keto dite nje raport permbledhes mbi ecurine ekonomike te vendit tone duke evidentuar problemin e nivelit te borxheve. Ne raport thuhet se niveli i borxhit eshte duke kapercyer kufirin e 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto afersisht 620 miliarde leke dhe se veprimet e fundit paralajmerojne per nje rritje te metejshme.
Ne raport FMN-ja konfirmon deklaratat e meparshme te Bankes se Shqiperise dhe paralajmerimet e guvernatorit Ardian Fullani se kerkesa e brendshme vazhdon te mbetet e dobet ndersa thote qe rritja ekonomike do te jete njelloj si vitin qe kaloi por kete here ajo do te vije nga sektori privat. Tremonti nuk harron te vleresoje qeverine shqiptare sa i takon uljes se deficitit te llogarise korrente me 6 pike perqindje dhe masat e marra ndaj deficitit nga 4.2 per qind ne 3.1 per qind kur ne 2009 ishte 7 per qind.
Nje tjeter raport i FMN-se i hartuar posacerisht per Shqiperine dhe skenaret e ardhshem veren situaten aspak komode te vendit ne raport me borxhet. FMN parashikon se diferenca mes shpenzimeve te qeverise dhe te ardhurave qe ajo do te mbledhe nga taksat do te jete kete vit 4.1 per qind e Produktit te Brendshem Bruto.
Ky nivel deficiti ne kushtet e nje rritjeje te ngadalte ekonomike sipas FMN do ta rrise serish borxhin publik te vendit nga 59.5 per qind qe ishte ne fund te 2009-s ne 60.6 per qind. Ekspertet e Fondit vleresojne madje se kurba ngjitese e borxhit publik do te vazhdoje edhe ne vitin 2011 kur pritet qe ai te arrije ne rreth 61.9 per qind e PBB-se.
Vete qeveria pasi ndoqi dy vitet e kaluara nje politike te deficiteve te larta e vene nen presionin e FMN-se eshte zotuar qe deri ne vitin 2013 qe perkon dhe me fundin e mandatit te saj ta ule borxhin ne 54 per qind.
Por me ritmet e ngadalta te rritjes ekonomike qe priten gjate viteve ne vazhdim dhe ecurise se dobet te te ardhurave ne buxhet ulja e borxhit sipas eksperteve do te jete e veshtire.