E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Florije Peci sjell në jetë vajzë, pritet analiza e ADN-së nga Prokuroria

florie-peciTiranë- Një nga të mbijetuarat e tragjedisë së Himarës, Florije Pecci ka sjellë në jetë këtë të martë një vajzë.

Mësohet se 22-vjecarja ka kryer një lindje në kushte normale në maternitetin e kryeqytetit.

Ndërsa pritet që Prokuroria të bëjë analizat e ADN-së të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e atësisë së fëmijës.

Florije Peci, e aksidentuar në aksidentin tragjik të majit të vitit të kaluar në Himarë ku humbën jetën shumë studente të Universitetit të Elbasanit, për shkak të plagëve të marra u dërgua për kurim në Austri.

Por sipas familjarëve të saj të cilët bënë kallëzimin në polici disa muaj më parë, kur Florija ishte gati 5-muajsh shtatzanë, thanë se gjatë kohës që Florija ka qenë në koma, me të është abuzuar seksualisht dhe ajo ka mbetur shtatzënë.

Aksidenti i 21 majit të vitit të kaluar shkaktoi 13 viktima, mes tyre 11 studente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›