E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka: Partizani është brenda objektivave

Mikel Bizhyti
Të kuqtë vijnë pas një fitoreje sa të rëndësishme aq dhe të vështirë në transfertë me Skënderbeun. Partizanit i është dashur ta nisë takimin me disavantazh, pas golit të shënuar nga vendasit dhe një gjë e tillë e vështirësoi së tepërmi situatën për të. Gjithsesi synimi i arrit dhe kryeqytetasit u larguan nga qyteti i Korcës me tri pikë, të cilat e lanë në 6 pikë diferencën e tyre me Dinamon. Sipas sulmuesit Muzaka dhe njërit prej lojtarëve më me eksperiencë të skuadrës së kuqe, Partizani është në rrugë të mbarë dhe brenda objektivave të vëna në fillim të sezonit. "Jemi brenda objektivave. Një gjë e tillë na mban të përqendruar dhe na bën të besojmë se mund ta arrijmë pa më të voglin dyshim titullin kampion. Ka ende shumë rrugë përpara dhe 6 pikë më pak se kreu nuk janë aspak shqeëtësuese. Sa për ndeshjen e kaluar me Skënderbeun në fillim kundërshtari na vuri në vështirësi madje dhe shënoi në portën tonë, por më pas gjithcka foli me gjuhën tonë falë aftësive të skuadrës dhe eksperiencës që futbollistët kanë. Mendoj se i arritëm tri pikët, por gjithashtu më duhet të them se asnjë ndeshje nuk duhet konsideruar e lehtë edhe kur luan ndaj një skuadre që ndodhet në fundin e tabelës", thekson në deklaratën e tij Muzaka. Tashmë të kuqtë i pret përballja me Besën për të cilën Muzaka mendon se është një ndeshje tepër e fortë: "Është një ndeshje e fortë mes rivalësh. Natyrisht që askush nga ne nuk e mendon të dështuar, por vetëm të sukseshme. Di të them se do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren qoftë dhe me një gol më shumë se kundërshtari".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›