Kameruni në finalen e Kupës së Afrikës

Kameruni dhe Samuel Eto në finalen e Kupës së Afrikës. Ky ishte verdikti i gjysmëfinales së parë Gana-Kamerun të mbylur me rezultatin e ngushtë 0-1. Golin për Kamerunin e shënoi Alain Nkong në minutën e 71. Andre Bikey i Kamerunit u ndëshkua me karton të kuq në minutë e 91-të. Gjysmëfinalja tjetër është Bregu i Fildishtë-Egjipt. Finalja luhet më 10 shkurt (ora 18:00).