Podiumi i shpenzimeve: Kur llogarite nuk behen si duhet

Top News
Ato skuadra që shpenzojnë, jo gjithmonë arrijnë të marrin rezultate dhe milionat e derdhura për blerjen e shumë futbollistëve, shpeshherë rezultojnë pa dobi. E përditshmja spanjolle "AS" ka bërë një klasifikim të ekipeve europiane të cilat kanë dalë më të humbura nga bilanci shit-blerës duke vënë në vendin e parë Totenhemin me llogarinë më të zezë. Me pak surprizë, skuadra nga ‘Uait Hart Lein' fiton podiumin e shpenzimeve më të larta pasi ka derdhur 93 milionë Euro për lojtarë të rinj, ndërsa ka fituar vetëm 25 milionë për emrat që kanë ikur. Dhe gjithë kjo manovër pa kontribuar shumë në klasifikim. Nëse nuk do të fillonte revolucioni "Ramos" tek Totenhemi do të flitej për rënie nga kategoria sesa për një vend në kupën UEFA. Pas ‘Spërsave' është Reali i Madridit që në cdo kohë merkatoje ka rolin e pazëvedësueshëm me një cek të majmë shpenzimesh. 116 milionë Euro kanë shpenzuar ‘galaktikët' për të blerë Shnajder, Drenthe, Roben, Hanze dhe Pepe. Por madrilenët kanë qenë aktivë dhe në largimet e disa futbollistëve si Kasano, Sisinjo, Emerson apo Udgejt të cilët kanë sjellë rreth 50 milionë Euro në arkat e kampionëve spanjollë. Në podiumin e shpenzimeve ndodhet dhe një klub në lëvizje të madhe financiare si Valencia. Nëse klubi nga "Mestaja' nuk do të kishte shitur tavanon te Livorno për 6.5 milionë, bilanci i tij do të fliste vetëm për blerjet 72 milionë Euro. Klasifikimi spanjoll lavdëron ndërkohë punën e Interit që ka mbajtur të njëjtën skuadër duke dominuar kampionatin dhe duke qenë në garë për Ligën e kampioneve. E njëjta situatë përArsenalin. 14.3 milionë Euro fitim dhe kryesim i Premier Ligës. Burimi:-![]()
Ato skuadra që shpenzojnë, jo gjithmonë arrijnë të marrin rezultate dhe milionat e derdhura për blerjen e shumë futbollistëve, shpeshherë rezultojnë pa dobi. E përditshmja spanjolle "AS" ka bërë një klasifikim të ekipeve europiane të cilat kanë dalë më të humbura nga bilanci shit-blerës duke vënë në vendin e parë Totenhemin me llogarinë më të zezë. Me pak surprizë, skuadra nga ‘Uait Hart Lein' fiton podiumin e shpenzimeve më të larta pasi ka derdhur 93 milionë Euro për lojtarë të rinj, ndërsa ka fituar vetëm 25 milionë për emrat që kanë ikur. Dhe gjithë kjo manovër pa kontribuar shumë në klasifikim. Nëse nuk do të fillonte revolucioni "Ramos" tek Totenhemi do të flitej për rënie nga kategoria sesa për një vend në kupën UEFA. Pas ‘Spërsave' është Reali i Madridit që në cdo kohë merkatoje ka rolin e pazëvedësueshëm me një cek të majmë shpenzimesh. 116 milionë Euro kanë shpenzuar ‘galaktikët' për të blerë Shnajder, Drenthe, Roben, Hanze dhe Pepe. Por madrilenët kanë qenë aktivë dhe në largimet e disa futbollistëve si Kasano, Sisinjo, Emerson apo Udgejt të cilët kanë sjellë rreth 50 milionë Euro në arkat e kampionëve spanjollë. Në podiumin e shpenzimeve ndodhet dhe një klub në lëvizje të madhe financiare si Valencia. Nëse klubi nga "Mestaja' nuk do të kishte shitur tavanon te Livorno për 6.5 milionë, bilanci i tij do të fliste vetëm për blerjet 72 milionë Euro. Klasifikimi spanjoll lavdëron ndërkohë punën e Interit që ka mbajtur të njëjtën skuadër duke dominuar kampionatin dhe duke qenë në garë për Ligën e kampioneve. E njëjta situatë përArsenalin. 14.3 milionë Euro fitim dhe kryesim i Premier Ligës. Burimi:-