E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sepang-Motogp: Shkelqejne Lorenzo e Rossi

Valentino Rossi vazhdon të jetë në një formë shume të mirë. Edhe në testet e ditës së tretë në pistën e Sepangut në Malajzi, Doktori zhvilloi prova shumë të mira, edhe pse nuk ishte ai që realizoi kohën më të shpejtë.
Piloti italian i Jamahas, ndryshe nga dy ditët e para këtë radhë nuk përdori gomat për prova kualifikuese, por ato për garë dhe nuk e zhgënjeu stafin e tij. Gjatë gjithë 22 xhirove të zhvilluara, motori i tij u tishte shumë i shpejtë, edhe pse larg kohës rekord të regjistruar në dy ditët e para.
Gomat Brixhston e kanë bërë punën e tyre dhe Jamaha M1 tashmë mund të pretendojë për të fituar titullin kampion botëror në MotoGp. Po përmirësohet gjithnjë e më shumë edhe piloti tjetër i Jamahas, Horge Lorenco. Piloti spanjoll që ndryshe nga Rosi, përdor gomat Mishlën, realizoi kohën më të shpejtë në këto prova, 2 minuta e 705 të mijtat. Këtë kohë Lorenco e realizoi vetëm në xhiron e parafundit të testeve të Sepangut.
Pilotet pas këtyre provave do të rikthehen për të bërë testet zyrtare ne Herez të Spanjës. Këto teste do të zhvillohen në datat 16-18 shkurt dhe në pistë do të jenë të gjithë protagonistët e Botërorit 2008.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›