Kupa UEFA/ Dinamo të enjten ora 17.30 kundër CSKA-së

Takimi i parë i raundit të parë eliminator në Kupën UEFA ai midis Dinamos dhe CSKA-së Sofies do të luhet ditën e enjte, më datë 13 korrik, në orën 17.30 në staiumin e dytë të kryeqytetit "Selman Stërmasi". Një treshe izraelite e kryesuar nga gjyqtari Haim Yakov do të gjykojë ndeshjen e raundit të parë të Kupës UEFA, Dinamo e Tiranës–CSKA e Sofjes. Ndeshja e kthimit që do të zhvillohet në kryeqytetin bullgar do të gjykohet nga një treshe hungareze me kryesor Yanus Mekiebiru