Ndreka lë Partizanin, nënshkruan për Vllaznië

Mbrojtësi Henri Ndreka, që deri në pasditën e sotme, flitej se do të ishte kontigjent i Partizanit, nënshkroi sot në mbremje me Vllazninë, më të cilën edhe përfundoi sezonin 2005-2006. Mbrojtësi lezhjan ka qenë tepër i kënaqur me ofertën e presidentit të Vlaznisë, Valter Fushaj, duke refuzuar në mënyrë kategorike atë të presidentit të Partizanit, Albert Xhani.