E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa ndaj Albpetrolit dhe Tepelenes

Komisioni i Disiplines, ashtu sic pritej, denoi ne baze te rregullores ekipet e Albpetrolit dhe te Tepelenes, per mosparaqitje ne ndeshjet e Kupes. Vendimet:

1 - Ekipi i "Albpetrol" per mosparaqitje ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise, perballe Dinamos humbet ndeshjen ne tavoline, me rezultatin 2-0 dhe perjashtohet nga pjesemarrja ne edicionin e ardhshem te Kupes.

2 - Ekipi i Tepelenes, per mosparaqitje ne ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise, ndaj Partizanit, humbet ndeshjen me rezultatin 2-0 dhe perjashtohet nga pjesemarrja ne edicionin e ardhshem te kupes.

3 - Johan Driza i Bylisit te Ballshit, per fyerje karshi gjyqtarit, pezullohet dy jave dhe denohet me 30.000 leke gjobe.

4 - Erald Pustina i Pogradecit, Nikovan Cobaj i Ades dhe Xhevahir Biba i Perparimit, per ofendime ndaj kundershtarit, denohen me nga dy ndeshje pezullim dhe me 5.000 leke gjobe secili.

Te pezulluarit e Kategorise Superiore:

Bylis: Driza,

Lushnja: E. Xhafa

Teuta: Dushku, Ahmeti

Vllaznia: Doci, Bashic


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›