Kina, premio rekord për 51 të artat

350 mijë juan ose tridhjetë e pesë mijë euro. Kaq do të përfitojë secili nga 51 kampionët kinezë, të cilët fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Ky përbën edhe një rekord shpërblimesh për sportistët kinezë, pasi në "Athinë 2004", fituesi i medaljes së artë morri vetëm 200 mijë juan (20 mijë euro), 120 mijë juan për argjendin e 80 mijë për bronzin.
Gjithsesi, shifra është vetëm një e katërta e asaj që do të përfitojë një kampion italian në "Pekin 2008": 140 mijë euro për medaljen e artë, 75 mijë euro për të argjendtën e 50 mijë euro për bronzin.