E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka, zyrtarisht te Tirana

Tani është bërë realitet. Muzaka është zyrtarish lojtar i Tiranës. “Rruga" e ndjekur prej tij ka qenë e njëjtë me atë të Osmanit. Një shumë e majme parash në xhepin e Xhanit (thuhet për rreth 100 mijë euro), të dhëna nga Refik Halili, në këmbim të "lirisë" së mesfushorit. Për pasojë, të tria palët, Tirana, Xhani dhe vetë lojtari kanë mbetur të kënaqur, ndërsa tifozët e kuq mjaft të hidhëruar. Ata kanë nxituar të thonë se u bënë realitet "skenarët" që përfliteshin para ndeshjes së Partizanit në Kupën UEFA, ku disa lojtarë, që shikoheshin si pjesë e Tiranës në sezonin e ri, do të akuzoheshin për shitje të ndeshjes, në mënyrë që të "amortizohej" veshja e tyre bardheblu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›