“Muze i Ujit” dhe akuarium rajonal në Vlorë? Gonxhja: Një ambicie për të cilën po punojmë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Ministrin e Turzimit, Blendi Gonxhja, zhvilluar një bashkëbisëdim me operatorët turistik në Vlorë.
Në fjalën e tij, Gonxhja i vuri theksin te “Muzeu i Ujit”.
Edhe pse ai cilësoi se nuk është një projekt në tavolinë, ky muze, nëse do të ngrihet, do të ishte një pikë kryesore atraktive në zonën bregdetare.
“Kemi muzeun e ujit. Kjo është një ambicie për të cilën po punojmë natyrisht dhe në negocim me bashkinë dhe me qeverinë për muzeun e ujit dhe për një akuarium rajonal. Nuk mund të them se është një plan zbatimi në tavolinë ende, por është një mundësi shumë e mirë që ne të kemi në Vlorë një zhvillim shumë të mirë, që do ta bënte një pikë në rajon me një interes shumë më të gjerë. Nuk do të diskutohet që do të kishte një qendër kërkimore, një qendër edukative dhe shumë struktura të tjera që lidhen me ujin, detin, në përgjithësi me vendin tonë që është kaq i pasur me ujë. Kjo histori si koncept duhet të tregohet në Vlorë dhe po kërkojmë vendin ku do ta gjejmë”, u shpreh ministri.
LEXO EDHE: Rama me operatorët turistikë: Vlora u transformua brenda një dekade. Rritje e numrit të vizitorëve