Rama: Në Pashaliman do ndërtojmë dhe eksportojmë anije ushtarake

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Vlorë, zhvilloi edhe një bashkëbisedim me operatorët turistikë.
Diskutimet u fokusuan mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një portë e rëndësishme e turizmit shqiptar në qendër të vëmendjes globale.
Mes të tjerash, Rama foli edhe për disa projekte për bregdetin e jugut, duke u ndalur tek plani për ndërtimin e anijeve në Pashaliman.
“Ndërkohë lajmi i mirë është që kemi lidhur një kontratë shumë të mirë me Fincantierin në Pashaliman dhe do të ndërtojmë anije ushtarake, dhe do të kemi një investim jashtëzakonisht të rëndësishëm të përbashkët mes nesh dhe italianëve dhe do të bëhemi eksportues të anijeve ushtarake nga Italia, ushtarake përveçse do plotësojmë edhe nevojat tona.”, tha kreu i qeverisë, duke shtuar se kjo do sjellë zhvillim, punësim dhe mirëqenie.