E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzetë, në gjendje të mjerueshme

Takimi i turistëve me historinë apo kulturën në disa prej qyteteve të mëdha shqiptare është i pamundur. Shumë muze nuk ekzistojnë më, ndërsa ata që kanë mbetur e janë nën varësinë e pushtetit lokal janë të varfër në fonde ose të shkatërruar

Në prag të sezonit turistik, veç pasurive natyrore, kureshtarët kërkojnë të mësojnë më shumë për historinë e kulturën e qyteteve që vizitojnë. Por në fakt, në shumicën e qyteteve tona, veçanërisht ato që ofrojnë potencial turistik, gjendja e muzeve është e mjerueshme. Përjashto muzetë e parqeve kryesore arkeologjike ku problemet janë më pak të ndjeshme, ndryshe paraqitet gjendja e muzeve që ndodhen nën varësinë e pushtetit lokal. Berati, prej dhjetë vjetësh nuk ka muze historik, ndërsa një pjesë e mirë e materialeve nuk dihet ku kanë përfunduar, Fieri, një qytet i vizituar më së shumti për pikat e shumta arkeologjike, vazhdon të ekspozojë vlerat muzeale në një godinë në prag të rrënimit, kurse Elbasani nuk i ka më pjesën më të madhe të muzeve që kanë ekzistuar para ‘90-s. Specialistët kanë vënë shpesh alarmin, por për mungesë të fondeve, situata veçse përkeqësohet. Ndërkohë që kureshtja e vizitorëve të huaj rritet gjithnjë e më shumë, këto qytete kanë shumë pak ç’t’u ofrojnë nga historia.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›