E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu Historik Kombëtar, rihap pavionin e genocidit komunist

Publikimi i lajmit për gjetjen e një varri të përbashkët në afërsi të Tiranës ku dyshohet se janë eshtrat e disa të pushkatuarve nga regjimi komunist, ka rindezur debatet rreth krimeve të kësaj periudhe në Shqipëri. Por sa njihen shqiptarët me krimet dhe genocidin e komunizmit. Për këtë Muzeu Historik Kombëtar do të rihapë pavionin e genocidit e komunist një pavion i cili është mbyllur rreth një vit më parë. Vetë drejtori i muzeut Luan Maltezi e konfirmon këtë fakt ku mes të tjerash tregon edhe për risitë e reja që do të sjellë ky pavion.
Në vitrina vizitori do të njihet gjithashtu me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga rregjimi i kohës. Sipas Makltezit pavioni i genocidit do të jetë gati brenda 2 muajve kjo për shkak edhe të fluksit të vizitorëve që sjell edhe fillimi i sezonit turistik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›