E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2010,debate në këshillin bashkiak

Ka nisur sërish me debate mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës ku po diskutohet buxheti 2010 i kësaj bashkie. Kryetari i këshillit Bashkiak Sokol Dervishaj kërkoi që kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama duhet të raportonte në këshill për buxhetin pasi sipas tij Rama e ka për detyrë të raportojë njëherë në 6 muaj.
"Kryetari i Bashkisë Rama duhet të vinte në mbledhje në mënyrë që këshilltarët të informohen si duhet dhe për rrjedhojë, edhe qytetarët e kryeqytetit se çfarë pune konkrete po bën Bashkia për ta" theksoi Dervishaj.
Ndërsa Këshilltari i PD-së Fredinand Poni theksoi se buxheti i 2010-ës nuk është i besueshëm pasi ka mungesë dokumentacioni. Sipas tij mungon pasqyra e taksave vendore të cilat mblidhen nga Bashkia e Tiranës. Ai shtoi gjithashtu se në projektbuxhetin mungon baza dhe vlera për çdo taksë, bashkë me pasqyrimin e nivelit të investimeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›