Prelec: Vendimi i GJND-së, teknik dhe pa ndikim në rajon
Serbia është pengesa kryesore mes Kosovës dhe normalizimit të plotë të marrëdhënieve të saj ndërkombëtare. Kështu u shpreh për Zërin e Amerikës, Marko Prelec, drejtor i Projektit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Prelec shtoi se megjithatë, taktikat që po ndjek Beogradi janë të papërgjegjshme meqenëse nuk kanë një objektiv të përcaktuar.
Ndërsa, në lidhje me vendimin e pritshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, eksperti i GNK-së thotë se ai ka të ngjarë të jetë një vendim teknik që nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në rajon.
"Mendoj se Gjykata do të përpiqet të japë një vendim që nuk do të trazojë ujërat, dhe do të përpiqet të mos vërë ndonjë standard për shtete apo territore që aspirojnë për pavarësi. Mendoj se do të jetë një vendim teknik dhe do të ketë diçka që ose do t'i kënaqë apo shqetësojë si Prishtinën ashtu edhe Beogradin. Pra nuk duhet të presim që ai të ketë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në rajon", ka thënë Prelec