Rama: Koha nuk pret, te zgjidhet Fieri pastaj votojme ligjet Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar dje serish nga forcat politike parlamentare uljen ne tryeze per zgjidhjen e ceshtjes se Fierit. Ne nje deklarate te publikuar dje nga selia roze, Rama shpreh gatishmerine e PS-se per te gjetur nje zgjidhje politike. "Zgjidhja e problemit te Qarkut Fier do te ishte edhe nje shembull kuptimplote i zbatimit te ligjit dhe do ndihmonte qe pervec miratimit te tre akteve, qeveria e opozita t'i ofronin BE-se nje shprehje te vullnetit te mire per te miratuar e per te zbatuar ligjet", shprehet kreu i PS-se ne deklaraten e tij per mediat. Me tej, Rama deklaron se miratimi i tre ligjeve nuk eshte vendimtar per procesin e integrimit te vendit, por palet duhet te bejne te pamunduren per miratimin e tyre. "Edi Rama rinenvizon edhe njehere se edhe pse shtete te rendesishme anetare te BE-se i konsiderojne te pamjaftueshme keto tre akte per te miratuar statusin - pikerisht sepse eshte zbatimi i ligjeve dhe jo thjesht ligjvenia ajo cka kerkohet me te drejte prej Shqiperise -, palet duhet te bejne te pamunduren deri ne oren e fundit", thuhet ne deklaraten e selise roze. Rama shprehet se "zgjidhja s'mund te vije nga qendrimet refraktare dhe as mund te gjendet jashte ballafaqimit te hapur ne tryeze mes forcave politike". Kreu i PS-se shprehet se problemi i Qarkut ne Fier eshte krijuar nga politika dhe duhet te zgjidhe nga politika. "Sot (dje) eshte Dita Nderkombetare e Tolerances dhe edhe ne respekt te kesaj dite te shenuar per mbare boten demokratike, kryetari socialist riben kete apel me thirrjen per t'u ulur ne tryezen e zgjidhjes qe kerkon interesi i vendit, fryma e demokracise dhe e te drejtes. Edi Rama rinenvizon se problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhe politika", thuhet ne deklaraten e selise roze. Me tej, deklarata thekson se kryetari i Partise Socialiste eshte gati te ballafaqoje pikepamjet e veta ne nje tryeze me qeverine ku duhet te dale edhe zgjidhja e deshiruar per Shqiperine ne kete moment te rendesishem. Sipas kreut te PS-se, "i takon kryetarit te Partise Demokratike, kryeminister i vendit, qe ta pranoje detyren per ta zgjidhur bashke me opoziten problemin e Qarkut te Fierit, ne frymen e ligjit, te dialogut te domosdoshem dhe te vete integrimit europian duke hapur keshtu rrugen e miratimit te tre akteve". Sipas kreut te PS-se vetem nje tryeze politike parlamentare mund te sjelle zgjidhjen e duhur per ceshtjen e Fierit. "Edi Rama rishpreh publikisht nevojen e nje tryeze te partive parlamentare qe duhet te mblidhet nje ore e me pare. Kryetari i Partise Socialiste shpreh bindjen se nje tryeze e te gjitha forcave parlamentare qeverisese dhe opozitare mund te sjelle konsensusin e nevojshem ne kete moment kur koha nuk pret", thuhet ne deklaraten e PS-se.
Tryeza
Tre ligje jane kerkuar te miratohen nga Bashkimi Europian per te marre statusin e vendit kandidat ne muajin dhjetor. Ne kembim te votes per keto tre ligjet, Partia Socialiste ka kerkuar qe ne krye te Keshillit te Qarkut te Fierit, te vendoset serish drejtuesi i Partise Socialiste, i cili eshte shkarkua me vota nga shumica e anetareve te Keshillit. Sipas PS, procedura ka qene jo e rregullt dhe ceshtja eshte ne proces gjyqesor.
Tryeza
Tre ligje jane kerkuar te miratohen nga Bashkimi Europian per te marre statusin e vendit kandidat ne muajin dhjetor. Ne kembim te votes per keto tre ligjet, Partia Socialiste ka kerkuar qe ne krye te Keshillit te Qarkut te Fierit, te vendoset serish drejtuesi i Partise Socialiste, i cili eshte shkarkua me vota nga shumica e anetareve te Keshillit. Sipas PS, procedura ka qene jo e rregullt dhe ceshtja eshte ne proces gjyqesor.